“Madhështore”, gratë në Lipjan qenkan rreshtuar për LDK-në dhe kandidaten e tyre

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Anila Reçica Llugiqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me Forumin e Gruas në Lipjan.
Reçica-Llugiqi, përmes një postimi në facebook është shprehu se gratë lipjanase jehuan më fuqishëm se kurrë sonte.
Ndërsa theksoi se bashkë, jemi zëri i fuqishëm i grave dhe do të vazhdojmë të punojmë për punët e mira dhe të ndershme.
“Si kandidate për deputete dhe kryetare e Forumit të Gruas, më bën krenare mbështetja juaj dhe prezenca madhështore që e dëshmuat sot. Bashkë, jemi zëri i fuqishëm i grave dhe do të vazhdojmë të punojmë për punët e mira dhe të ndershme.
Falemnderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme, ju jeni frymëzimi im për këtë rrugëtim!”, ka shkruar Reçica-Llugiqi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Anila Reçica Llugiqi kandidon me numër 57./Indeksonline/