20:38 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Madhështore! Lojtarët e Kosovës, fotografohen me personat më të veçantë në stadium

Kombëtarja jonë, ndonëse humbi sonte në “Fadil Vokrrin”, zhgënjimin e la në Plzen të Çekisë.

Ndeshja me Anglinë mbi të gjitha ishte ndeshje “vëllazërore”, andaj fituesi ishte çështja e fundit që do diskutohej, shkruan Indeksonline.

Djemtë e Dardanisë na kanë bërë krenarë në fushë këtë kampanjë, por madhështinë ja kanë shtuar Kosovës edhe më shumë me gjestet solidarizuese pas lojës.

Të gjithë funksionojnë si një familje, e në familje nuk ka ndasi, më së miri e dëshmon kjo fotografi, ku luanët e Kombëtares ndanë një kujtim me personat me nevojë të veçantë.

Abdullah Berisha është tifozë i kamotshëm i Dritës, njihet me nofkën “Evi”, i takon personave me mungesë zhvillimi, por asnjëherë për futbollin.

Ai ishte i pranishëm edhe sot në stadiumin që mbanë emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.

/Indeksonline/