Madonna dhe Maluma bashkëpunojnë në projektin e ri
Diva e muzikës, Madonna pritet të sjell një projekt të ri muzikor.
Ajo në këngë e re ka bashkuar forcat me një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe më të preferuar aktualisht sidomos nga gjinia femërore, shkruan Indeksonline.

Të dy artistët kanë paralajmëruar projektin e përbashkët në llogaritë e tyre private.
Kënga e re e dyshes së famshme mban titullin ‘Medellin’ dhe do të lansohet me 17 prill.

Ky projekt u paralajmërua nga këngëtari latin i cili përmes disa imazheve në të cilat shihen pranë divës së muzikës pop konfirmoj bashkëpunimin./Indeksonline/