18:01 / E Diele, 15 Tetor 2023 / AR

Madonna flet për sfidat e fundit të jetës: Ja dola

Mbretëresha e pop-it, Madonna ka treguar mbi sfidat e saj të fundit të jetës, pasi për një periudhë kohe ajo iu nënshtrua një trajtimi mjekësor në spital,pasi ishte në gjendje shëndetësore jo të mirë. Megjithatë, me të dalë nga spitali, Madonna pa humbur kohë, organizoi koncertin e radhës në Londër.

Duke qëndruar e vetme në skenë ndërsa mbante kitarën e saj, tha: “Nuk e mendoja se do t’ia dilja, dhe as mjekët e mi”.

Madonna ishte detyruar të riplanifikonte turneun e saj pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe u intubua kur u gjet e rrëzuar në dyshemenë e apartamentit të saj në New York, në qershor.

Familja e saj thuhej se ishin ‘përgatitur për më të keqen’ dhe ‘kishte frikë se mund ta humbnim atë’.