Madonna jep lajmin e madh, vitin e ardhshëm publikon albumin e ri

Madona do të publikojë një album të ri vitin e ardhshëm. Këtë e njoftoi përmes një postimi në Instagram, ku siç ndodh gjithmonë vëmendje nuk merr lajmi që ajo jep por imazhi i saj provokues.
Vëmendjen ndjekësve ua tërhoqën këto foto shumë provokuese të mbretëreshës së popit. Ajo është 67 vjeç, por e ka mirëmbajtur veten deri në atë pikë sa pavarësisht dekadave që kanë kaluar, imazhi i saj në foto nuk ka ndryshuar shumë nga disa dekada më parë.
Në postimin e saj në Instagram, Madona njofton se po bashkëpunon me shtëpinë e famshme diskografike Warner Records, ku ka regjistruar shumicën mes 14 albumeve të saj që prej 1982-shit. Pas një shkëputjeje në 2009-ën, Madona rilidhi kontratë me këtë shtëpi në 2021-shin.