75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Madonna kërkon t’i “strehojë” Meghan Marklen dhe princin Harry, në banesën e saj

Madonna ka një mesazh për Meghan Marklen dhe princin Harry: Harrojeni Kanadanë dhe shpërnguleni në New York City.

Dhe kur të jenë në New York, ata mund të marrin me qira apartamentin e yllit të pop-it në Central Park West, transmeton Indeksonline.

Në një video të postuar të martën në mediat sociale, këngëtarja i bëri thirrje çiftit mbretëror i cili njoftoi vendimin për t’u larguar si anëtarë të familjes mbretërore muajin e kaluar.

Në video, ajo shpreh mendimet me parukerinë e saj se pse ajo beson se New Yorku dhe banesa e saj janë një ide më e mirë.

“Mos u largoni për në Kanada. Është kaq e mërzitshme atje”, thotë ajo përpara se ta përshkruante banesën e saj.

“Dy dhoma gjumi, ka pamjet më të mira të Manhattan. Ballkoni i pabesueshëm. Unë mendoj se kjo do të jetë fituese”, shton ajo.

Harry dhe Meghani kanë thënë se planifikojnë të kalojnë më shumë kohë në Amerikën e Veriut me djalin e tyre, Archie, por nuk kanë dhënë specifikat se ku do të vendosen.

Pas njoftimit të tyre për dalje nga familja mbretërore, ata shkuan në Kanada. Muajin e kaluar, fotot treguan se Harry po shëtiste me një aeroplan në ishullin Vancouver, ku familja kaloi kohë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve me nënën e dukeshës, Doria Ragland.

Çifti kanë një lidhje të fortë me Kanadanë. Meghani jetoi atje shtatë vjet, ndërsa ajo punoi si aktore në “Suits”.

Harry dhe Meghani planifikojnë ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut, ndërsa përpiqen të bëhen të pavarur financiarisht./Indeksonline/