16:00 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Madonna konfirmon pjesëmarrjen në natën finale të ‘Eurovision’

Nata finale e festivalit të njohur ‘Eurovision’ është shumë pranë dhe një nga surprizat që drejtuesit e kompeticionit kanë menduar për këtë vit ka qenë pjesëmarrja e ikonës së muzikës Madonna. Pas shumë diskutimesh transmetuesi publik i Izraelit, ka konfirmuar se 60-vjeçarja ka shkruar kontratën për të performuar në natën finale të ‘Eurovision’.

“Pas disa ditëve të tensionuara, kontrata mes Madonnës dhe producentëve të ‘Eurovision’ është nënshkruar sot”, u shpreh gazetari për të gjithë mediat.

Nuk dihet ende se çfarë ka rezervuar këngëtarja e famshme për të gjithë ndjekësit në skenë, por dhe teleshikuesit nga shtëpia, megjithatë kjo pritet të zbulohet në vetëm pak orë.