Madonna mbathi çizme të larta, gati bëhet ‘llom’ (video)

Madonna mori pjesë në sfilatën e modës Luar në Javën e Modës në Nju Jork. Ajo është shfaqur me një kombinim në ngjyrë bezhë, të cilin e ka kompletuar me çizme me taka të larta.
Teksa po mbërrinte në sfilatë, një nga të pranishmit e filmoi duke kapur kështu momentin e sikletshëm kur këngëtarja u pengua dhe për pak sa nuk u rrëzua.
Madonna nuk është e vetmja nga familja e saj që shfaqet në Javën e Modës në Nju Jork. Djali i saj 18-vjeçar David Banda bëri debutimin e tij në pasarelë gjatë shfaqjes Off-White./Indeksonline/
She managed it like a pro! 👑💅🏻💅🏻 pic.twitter.com/bFCy3e48Z2
— MadonnaCulture ❤️🔥 (@MadonnaCulture_) September 11, 2024
