75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Madonna në një lidhje të re dashurie me modelin 23-vjeçar?

Këngëtarja e muzikës pop Madonna po shijon një lidhje të re me partnerin e saj Andrew Darnell, që është 23 vjeç dhe punon si model.

Së fundmi ata kanë pozuar në kopertinën e revistës Paper.

Këtë fundjavë këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri kanë ndjekur bashkë me miqtë koncertin e reperit nigerian Rema në sallën e koncerteve Irving Plaza në Nju Jork.

“Ata po përpiqen të ruajnë privatësinë e tyre. Madonna më në fund ka gjetur lumturinë e saj”, ka thënë një burim i paidentifikuar.

Andrew punon me agjencinë e modës me famë botërore IMG, e cila ndër të tjera ka bërë të famshme Kate Moss dhe Bella Hadid. Ai luajti në serialin për adoleshent të HBO “Betty”.

Bejmë të ditur se Madonna u nda me koreografin 28-vjeçar Ahlamalik Williams në fillim të këtij viti.