75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Madonna për akuzat ndaj Michael Jackson: Njerëzit rrejnë ndonjëherë

Mbretëresha e muzikës pop Madonna, pavarësisht nga zemërimi publik me dokumentarin e kohëve të fundit, ku rifilluan akuzat për abuzim seksual të fëmijëve kundër Michael Jackson, tha se ata ishin të gjithë të pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajtori.

Madonna, një ish-rivale, dhe pastaj një mike e muzikantit të akuzuar, tha se nuk e ka shikuar dokumentarin mbi akuzat ndaj Jackson, por gjithashtu nuk donte të besojë në këto akuza.

Musician Madonna poses for photographers upon arrival at the World premiere of the Beatles movie, Ron Howard’s ‘Eight days a week-the touring years’ in London, Thursday, Sept. 15, 2016. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

“Unë nuk kam një mentalitet të masës që kërkon një linçim, dhe në kokën time njerëzit janë të pafajshëm derisa fajësia e tyre të dëshmohet. Kishte mijëra akuza kundër meje që nuk ishin të vërteta, kështu që qëndrimi im është kur njerëzit më tregojnë për të tjerët – “A mund ta dëshmoni këtë?””, tha ajo.

E pyetur për atë që disa interpretuan si dëshmi e fajësisë së Jackson në film, këngëtarja u përgjigj se nuk e di, pasi nuk e ka parë atë.

“Mendoj se bëhet fjalë për njerëzit që flasin ngjarje të vërteta? Por, natyrisht, ndonjëherë njerëzit gënjejnë, “tha ajo.