Madonna po i rikthehet muzikës, së shpejti bashkëpunim me këngëtarin e famshëm
Këngëtarja legjendare e njohur me emrin artistik, Madonna ka kohë që i ka munguar skenës muzikore.
Duket se kësaj mungese së shpejti do t’i vije fundi. Ajo pritet që t’i rikthehet muzikës fuqishëm, transmeton Indeksonline.
Në një fotografi që këngëtarja ka postuar në Instagram, shihet duke punuar në studio me artistin e famshëm, Maluma.
“Duke përgatitur ca zjarr këtu…. @maluma” kishte shkruar Madonna në postimin e saj.
Madonna në vitin e kaluar ishte pjesë e projektit muzikor “Champagne Rosé” me Cardi B dhe Quavo./Indeksonline/