21:54 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Madonna sjell portret të rrallë me gjashtë fëmijët e saj

Madonna ka ndarë me adhuruesit një imazh të rrallë me gjashtë fëmijët e saj derisa ata po festonin ditën e falënderimeve në Malawi.

Ikona e muzikës pop, përmes kësaj fotografie ka treguar për dashurinë dhe rëndësinë që kanë në jetën e saj familja, transmeton Indeksonline.

“Ajo për çfarë jam unë falënderuese janë fëmijët e mijë të cilët më kanë hapur dyer dhe rrugë të cilat asnjëherë nuk e kam imagjinuar të shkojë, fama, pasuria dhe rekordet nuk mund të krahasohen me ta” ka shkruar Madonna përkrah imazhit.

Këngëtarja 60 vjeçare ka gjashtë fëmijë, dy nga të cilët janë biologjikë ndërsa katër të tjerë të adoptuar./IndeksOnline/

Temat: