Madonna thotë se është një mrekulli që është ende gjallë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/tel-aviv-2019-madonna.jpg)
Madonna bëri shaka duke thënë se “iu desh që pothuajse të vdiste” për të mbledhur të gjashtë fëmijët e saj “bashkë në një dhomë”.
“Fakti që jam këtu është një mrekulli,” tha ajo gjatë koncertit në Barclays Center, Brooklyn, teksa turma shpërtheu në brohoritje. Këngëtarja tha se u zgjua në spital me fëmijët e saj “të frikësuar” për gjendjen e saj.ADVERTISING
Në qershor, Madonna u shtrua në spital si pasojë e një infeksioni bakterial dhe gjendja u përkeqësua nga provat intensive para nisjes së turneut të saj, “The Celebration”.
Madonna vuri në dukje se menjëherë mendoi për nënën e saj, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 30-vjeçare. “Ajo ishte vetëm. Dhe unë po mendoja, ‘Po sikur të lija fëmijët e mi?’ Kjo do të më shkatërronte, të lija fëmijët e mi në këtë moment të jetës së tyre.”
“Nuk po mendoja për veten. Po mendoja për ta dhe po mendoja për nënën time dhe se sa e frikësuar duhet të ketë qenë kur e dinte se do të na linte të gjithëve pas.”
Këngëtarja shtoi se “gjëra të çmendura na ndodhin” në mënyrë që “të na bëjnë të kuptojmë se çfarë kalojnë njerëzit e tjerë”.
Madonna ka një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë, Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar – David Banda, Chifundo “Mercy” James dhe binjakëve Stella dhe Estere.