11:22 / E Martë, 05 Prill 2022 / B O

Madonna “tmerron” fansat me dukjen e fundit

Një video prej 13 sekondash në TikTok të mbretëreshës së popit Madonna i la fansat e saj pa fjalë. Idhulli i popit e ngarkoi klipin pak para Grammy 2022 dhe në të imazhi i saj ishte paksa i trullosur.

63-vjeçarja shfaqej e veshur me zinxhirë të rëndë argjendi dhe një bluzë të zezë transparente me flokët e saj bjonde në katër gërsheta.

Postimi i Madonnës përmbante një pamje nga afër të fytyrës së saj dhe buzët e mëdha rozë të fryra. Videoja e tregonte atë duke u përkulur përpara kamerës.