19:48 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Madridi bllokon sistemin e numёrimit pёr referendumin nё Kataloni

Policia qendron pёrballlё pёrkrahёsve tё referendumit qё demonstrojnё nё pёr pavarёsinё e Katalonjёs. Autoritetet spanjolle po pёrpiqen me intensitet pёr ta ndaluar referendumin pёr pavarёsinё e Katalonjёs.

Spanien Referendum Katalonien Polizei (Getty Images/D. Ramos)

Njё zёdhёnёs i qeverisё qendrore njoftoi, se disa nёpunёs tё njёsisё shtetёrore tё policisё Guardia Civil nё Barcelonё kanё siguruar aksesin nё qendrёn katalonjase tё teknologjisё dhe komunikacionit, ku ndodhet sistemi i numёrimit tё votave. Pёrmes bllokadёs sё sistemit elektronik duhet tё ndalohet njё votim online. Me kёtё ёshtё dhёnё njё “goditje e mёtejshme pёr thirrjen ilegale pёr referendum”, tha zёdhёnёsi nё Madrid.

Katalonjasit tё pёrҁarё pёr pavarёsinё

Presidenti rajonal i Katalonjёs Carles Puigdemont i tha gazetёs “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se miliona zgjedhёs do tё marrin pjesё nё njё “cunam demokratik” nё votime. Agjencisё Reuters ai i deklaroi, se mё shumё se nё 2000 qendra votimi janё pёrgatitura tё gjitha – ka kuti votimi dhe fletё votimi, “tё gjitha qё u duhen njerёzve pёr tё shprehur mendimin e tyre”.

Spanien Referendum Katalonien Polizei (Getty Images/AFP/P. Barrena)

Njё milionё pjesёmarrёsh?

Separatistёt ndёrkaq kanё deklaruar si objektiv tё tyre qё tё arrijnё njё pjesёmarrje prej njё milionё votuesish. Duke marrё parasysh aksionet e pengimit tё votimit njё milionё vota “paraqesin njё sukses tё madh”, tha presidenti i “Asamblesё Kombёtare Katalonjase” (ANC), Jordi Sánchez, nё Barcelonё. Pёr tё votuar u ёshtё bёrё thirrje mё shumё se 5,3 milionё katalonjasve. Kundёrshtarёt e referendumit nuk do tё marrin pjesё nё votim.

Spanien - Referendum für Katalonien - Proteste in Barcelona (Reuters/S. Vera)

Tё shtunёn (30.09) nё mbarё Spanjёn dolёn pёr protesta kundёrshtarё dhe pёrkrahёs tё referendumit./DW