“Madrilenët” rikujtojnë që janë “Mbretërit”, mposhtin Stuttgartin

Stuttgarti s’ishte fare kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë për Real Madridin.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, gjermanët ishin të pakalueshëm në pjesën e parë, raporton Indeksonline.
Megjithatë, “Don Carlito” i ngjalli djelmoshat e tij në pushim 45 minutëshit të parë.
Me të nisur pjesa e dytë shënoi Mbappe, për 1:0 në minutën e ’46-të.
Deniz Undav e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e ’68-të.
Por, kampionët janë kampionë!
Një Stuttgart nuk lejohet të kthehet pa disfatë, me Rudigerin që shënoi në minutën e ’83-të, dhe Endrick që vulosi fitorën në minutën e ’95-të./Indeksonline/