75 Mall Live Search
22:57 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / B XH

Maduro gati të largohet nga vendi – Putin dhe Lukashenko i japin mbështetje mes presionit të Trump

Rusia dhe aleati i saj i ngushtë Bjellorusia kontaktuan të enjten udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump rrit presionin ndaj qeveri së tij, duke shtuar mundësinë që ai të kërkojë strehim jashtë vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Maduro i tha Trumpit në një telefonatë më 21 nëntor se ishte gati të largohej nga Venezuela, me kusht që ai dhe familja e tij të kishin amnisti të plotë ligjore, shkruan A2.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko zhvilloi të enjten takimin e tij të dytë në 17 ditë me ambasadorin e Venezuelës në Moskë.

Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve Belta, Lukashenko i tha të dërguarit më 25 nëntor se Maduro ishte gjithmonë i mirëpritur në Bjellorusi dhe se ishte koha që ai të bënte një vizitë.

Ndërkohë, Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin, në një telefonatë me udhëheqësin venezuelian të enjten, “riafirmoi mbështetjen e tij për politikën e qeverisë së Maduro, që synon mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sovranitetit përballë presionit të jashtëm në rritje”.