10:39 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Maduro: Puçi në Bolivi, i orkestruar nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar administratën e Donald Trumpit se ka organizuar “grusht shtet” në Bolivi.

Ai ka thënë se kjo e ka shtyrë presidentin e këtij vendi, Evo Morales që të largohet nga pushteti, shkruan AP-ja.

“Grusht shteti kundër Moralës ishte i financuar dhe i drejtuar nga Shtëpia e Bardhë, sikurse të gjitha puçet e bëra në Amerikën Latine dhe në Karaibe në 100 vjetët e fundit ose edhe më tej”, ka thënë Maduro nga pallati presidencial, në Karakas.

Ky qëndrim i tij vjen pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij duartroket qytetarët e Bolivisë që kanë kërkuar liri dhe ushtrinë boliviane për bindjen në rrugën e mbrojtjes së Kushtetutës.

Morales dha dorëheqjen të dielën pas protestave masive rreth zgjedhjeve presidenciale të cilat u kontestuan.