75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / A

Maestro Faruk Statovci e mposht ekipin që sezonin e kaluar ishte në Superligë!

Faruk Statovci po dëshmohet gjithnjë e më shumë si një nga trajnerët që sjell befasira në futbollin kosovar.

Skuadra e tij, Rilindja 1974, ka arritur një fitore të rëndësishme duke mposhtur Suharekën me rezultat 2:1.

Kjo fitore merr edhe më shumë peshë duke pasur parasysh se Suhareka sezonin e kaluar kishte ambicie të qarta për kreun e Superligës.

Nën drejtimin e Statovcit, Rilindja po tregon karakter të fortë dhe lojë të disiplinuar, duke dëshmuar se mund të jetë një surprizë e këndshme në këtë edicion. /Indeksonline/