75 Mall Live Search
19:19 / E Diele, 09 Gusht 2020 / C E

Magani “divorcohet” me Ballkanin

Artur Magani nuk është më pjesë e Ballkanit të Suharekës.

Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar vetë ndarjen me finalistët e Kupës për edicionin e ardhshëm.

Ai e quajti Ismet Munishin, trajnerin më të mirë në Kosovë.

“Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, per mua trajneri më i mirë në Kosovë”, ka shkruar Magani.

26 vjecari më parë ka luajtur për Feronikelin dhe Lirinë. /IndeksOnline/