19:23 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Magji e vërtetë/Perëndimi i diellit mbi Prishtinën tonë

Edhe Kosova vazhdon të jetë e prekur nga koronavirusi.

Kështu, qytetarët me apel të organeve kompentete vazhdojnë të rrin të izoluar, në mnyrë që të parandalohet kjo pandemi që ka pushtuar gjithë botën.

Ka ditë që rrugët kanë mbetur të zbrazëta, e lëvizjet e qytetarëve janë të rralla.

Derisa ditëve të pranverës me diell, kafenetë ishin përplot, sot ato kanë mbetur bosh.

Por, solidarizimi i qytetarëve dhe forca e tyre për ta përballuar këtë virus është më e madhe se çdo tjetër.

Megjithatë, nga dritarja, por edhe oborri secili nga ne shohim diellin teksa shtrihet mbi vendin tonë, e lulet e para tashmë kanë çelur.

Sot, perëndimi i diellit ishte i mrekullueshëm, pamje fantastike që ua sjellë përmes këtyre imazheve Indeksonline.