75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Magjia e Sofias’ – një vit nga fitorja historike e Kosovës kundër Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës në dy vitet e fundit ka shënuar fitore të shumta që do të mbetën në memorien e ‘Dardanëve’.

Saktësisht, një vit më parë, Kosova arriti të shënoi një fitore historike kundër Bullgarisë në Sofia, transmeton Indeksonline.

‘Dardanët’ arritën të shënojn fitore në minutat e fundit me golin e Elbasan Rashanit.

Fillimisht në minutën e 14-të, kishte shënuar Milot Rashica për të kaluar Kosovën në epërsi.

O'Connell i gëzohet fitores së Kosovës ndaj Bullgarisë ...

Pastaj Bullgaria shënoi dy gola në minutën e 43-të dhe 55-të për ta përmbysur rezultatin.

Në minutën 64-të, Muriqi barazoi rezultatin pas një asistimi të Kolollit.

Muriqi fluturon, Kosova barazon - Indeksonline.net

Kurse në minutën e 93-të, Elbasan Rashani shfrytëzoi për mrekulli asistimin Milot Rashicës.

Kjo fitore I dha shpresë Kosovës për një kualifikim të mundshëm direkt në ‘Euro 2020’.

Po ashtu kjo ishte ndeshja e parë në ato kualifikime që Kosova nuk e kishte në formacion, Arbër Zenelin./Indeksonline/

Askush s'po mund ta mposhtë Kosovën - 14 ndeshje pa humbje ...
UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet ...
Muriqi fluturon, Kosova barazon - Indeksonline.net