Magjistari Origi, me 3 goditje sivjet në Champions League shënoi 3 gola
Divock Origi arriti të lë gjurmë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.
Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 kundër Tottenhamit, për tu bërë vetëm belgu i dytë që shënon në finale të kësaj gare.
Por ajo çfarë impresionon më tepër është statistika brilante e Origit.
Këtë edicion ai ka shënuar 3 gola nga 3 goditje, dy kundër Barcelonës një kundër Tottenhamit. /Indeksonline/