Magjistralja Prishtinë-Podujevë, në gjendje të mjerueshme
Në gjendje të mjerueshme është magjistralja Prishtinë-Podujevë, përcjellë Indeksonline.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet gjendja e kësaj rruge e cila është duke i shkaktuar probleme të mëdha vozitësve të cilët e frekuentojnë këtë rrugë.
E aq më të vështirë e bëjnë edhe reshjet e shiut gjatë ditës së sotme.
Punimet në këtë magjistrale siç duket do të kenë fatin e njëjtë me ato në qytetet e tjera… të mos përfundojnë me vite të tëra. /Indeksonline/