23:18 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Magjistralja Prishtinë-Podujevë ‘vdekjeprurëse’, merr jetën e tre personave brenda javës

Magjistralja Prishtinë-Podujevë po del të jetë një rrugë e vdekjes.

Vetëm në javën e fundit, ajo ka marrë jetën e tre personave, shkruan Indeksonline.

Të premten e kaluar, në këtë magjistrale, saktësisht në fshatin Siboc, ku një këmbësorë ishte goditur nga një veturë. Ndërsa sot këmbsori sot ka ndërruar jetë.

Para tre dite, një aksident tek ‘Qershijat e Llapashticës’ mes një veture dhe një këmbësori, ku ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Ndërsa edhe sot ka ndërruar jetë një person në fshatin Lluzhan pas një aksidenti në këtë magjistrale.

Nuk janë të rralla aksidentet në këtë rrugë. Edhe pse jo fatale, shpeshherë janë me lëndime./Indeksonline/