Maguire u bën apel interesant rrjeteve sociale
Mbrojtësi i Manchester United-it, Harry Maguire është shprehur i pakënaqur me sulmet ndaj mesfushorit francez Paul Pogba.
Ai ka bërë thirrje që rrjetet sociale të ndryshojnë politikat dhe njerëzit të japin llogari për postimet e tyre.
“E gërditshme. Rrjetet sociale duhet të bëjnë diçka… Çdo llogari e hapur duhet të verifikohet me pasaportë apo leje qarkullimi. Ndalojini këto gjëra patetike dhe këta njerëz që abuzojnë”, shkruan Maguire në Twitter.