75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / L A

Maguire konfirmon se është në bisedime me Unitedin rreth kontratës së re

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire është në bisedime për të vazhduar kontratën me Unitedin.

Këtë gjë e konfirmoi futbollisti për “Daily Mail”.

“Kam ende këtë vit për të shkuar me një opsion në duart e tyre, por të gjitha shenjat janë pozitive për momentin dhe biseda që po bëj është vërtet pozitive”, u shpreh Maguire.

Maguire luajti ndeshjen e plotë kundër Manchester Cityt në tre të fundit nën drejtimin e Ruben Amorim dhe anglezi theksoi se Amorim është “taktikisht shumë i mirë” kur u pyet se çfarë ka ndryshuar te skuadra.

“Ju mund të shihni se ne kemi një strukturë të mirë, një stil të mirë loje dhe mënyrën se si ai dëshiron që ne të punojmë”, tha Maguire./IndeksOnline/