Maguire lihet jashtë ekipit për ndeshjen e ardhshme, Man Utd në aksion
Maguire u la jashtë skuadrës së Leicester për ndeshjen e të premten kundër Atalantas, me vetëm një javë kohë deri në përmbyllje të afatit kalimtar në Angli.
Harry Maguire është i dëshpëruar për të siguruar transferimin e ëndrrave të tij në Manchester United, megjithatë është ekipi i Leicester që po e bllokon transferimin e qendërmbrojtësit anglez duke refuzuar një mori ofertash nga Man Utd.
Mbrojtësi i Anglisë, Maguire ka mbetur jashtë miqësores së fundit të parasezonit kundër Atalantas të premten, pasi klubi vendosi që ishte më mirë që ai të mos luante përderisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë, shkruan Mirror, transmeton Indeksonline.
Maguire dëshiron që Leicester të pranojë ofertën e fundit të Man Utd për të, por e ardhmja e tij mbetet krejtësisht e paqartë për momentin./Indeksonline/