75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Maguire: Policët në Greqi po më rrihnin, më thanë se karriera ime ka marrë fund

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire në një intervistë ekskluzive për BBC ka shpjeguar se çka ka ndodhur në incidentin që e pati në Greqi.

Ai në intervistë ka treguar se policët i kishin thënë se karriera e tij kishte mbaruar, transmeton Indeksonline.

Gazetari e pyeti mbrojtësin angleze se nëse i ishte drejtuar policëve me fjalët “A e dini se kush jam unë?”.

“Sigurisht që jo. Ata e dinin se kush jam unë. Pesë minuta më herë ata po rrihnin dhe po më thonin se karriera ime ka marrë fund, pra unë e dija se ata e dinin se kush jam”, u shprehë ai.

Maguire u shprehë se bëson në drejtësinë e Greqisë dhe se e vërteta do të dal në shesh.

Mbrojtësi anglez në Greqi pati një përplasje me disa gangsterë që i kishin therur motrën e tij në krahë.

Pasi kishte tentuar të sulmonte gangsterët, policia kishte ndërhyrë duke arrestuar anglezin./Indeksonline/