75 Mall Live Search
22:27 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / MSH

Magurja frymon LDK

Imri Ahmeti është takuar sot me banorët e Magurës, duke e vlerësuar si epiqendër të fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Nga banorët e Magurës, Ahmeti mori përkrahje madhore, teksa kujtoi historinë e lavdishme të minatorëve të Magurës.

“Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës” u shpreh mes emocionesh Ahmeti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Magurja u bë epiqendra e fitores tonë

Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës.

Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.

Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!

Faleminderit Magurë!