75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / OSH

Magyar e bëri pesë pare Vuçiqin, përgjigjet presidenti serb: Hajde më thuaj kë e kam kumbar unë?

Fitorja e Magyar duket se e ka acaruar Vuçiqin. Presidenti serb i është kundërpërgjigjur kryeministrit hungarez në ardhja i cili tha se Vuçiq e Orban kishin një kumbar të përbashkët.

“Hajde, më thuaj kush është kumbari?! Ai nuk e ka idenë se çfarë flet. Unë dhe Orbáni kemi të njëjtin kumbar. Liria e fjalës, mendimit dhe veprimit, janë e përbashkëta jonë. Kumbari ynë i përbashkët është që ne i duam vendet tona më shumë se kushdo dhe çdo gjë tjetër në botë. Dhe ky është emëruesi ynë i përbashkët”, tha Vuçiq./Indeksonline/