Mahmut Ferati sot feston ditëlindjen!

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Mahmut Ferati, sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast ai ka marrë shumë urime nga miq, familjarë e kolegë, por edhe nga publiku që e pëlqejnë shumë këngën e tij, shkruan Indeksonline.
Mahmut Ferati është një emër i njohur në skenën muzikor shqiptare, prej më shumë se 2 dekadash dhe vazhdon ende të jetë aktiv dhe mjaft i pëlqyer e i kërkuar nga publiku.

Ndër vite ai ka sjellë muzikë të bukur, duke fituar simpatinë e publikut me anë të zërit të tij që e karakterizon dhe këngët e bukura që di të sjellë.

Kujtojmë që sot ylli i muzikës shqiptare nga Tetova, Mahmut Ferati ka mbushur 59 vite. /IndeksOnline/