75 Mall Live Search
17:11 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Mahnitëse/ Kjo veshje e Hailey Bieber na ktheu në fillim të viteve 2000

Me kombinimin e saj të fundit Hailey Bieber na ktheu në fillim të viteve 2000. E veshur me një fustan rozë mëndafshi, me dekoltenë tipike të atyre viteve, dhe një palë çizme të zeza deri rreth gjurit, Bieber dukej një mrekulli! 

Flokët e drejtë, asnjë aksesor dhe make up-i i pastër e bënë modelen të dukej edhe më elegante. Fustanit, kryefjala e veshjes s’kishte nevojë për asgjë shtesë pasi mund të të frymëzonte edhe nëse i hidhje vetëm një sy të shkujdesur! 

Hailey Bieber na ktheu në fillim të viteve 2000 dhe s'mund

Kjo s’është hera e parë që Hailey zgjedh të vishet me kombinimet e fillim viteve 2000. Herën e fundit, kombinimi i saj sa bazik aq edhe stil ishte: xhinse të gjera me shtrat të ulët, triko e lidhur vetëm me një kopsë, xhaketë lëkure oversize dhe flokë të mbedhura pas.

Hailey Bieber na ktheu në fillim të viteve 2000 dhe s'mund

Look-u i fund-viteve ’90-të po përqafohet gjithnjë e më shumë nga emra të famshëm të botës së modës dhe jo vetëm. Bella Hadid, Dua Lipa, Kendall Jenner e shumë të tjera po risjellin frymën e modës së atyre viteve, duke e përshtatur me elementë të kohës që e bëjnë veshjen dyfish më cool.