10:22 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Mahrez: Humba dy vite të karrierës, është dashur të largohem më herët nga Leicester City

Riyad Mahrez gjatë një interviste ka shprehur frustrimin e tij pse qëndroi aq gjatë te skuadra e Leicester Cityt.

Sipas lojtarit nga Algjeria menjëherë pasi Leicester fitoi titullin e Premierligës është dashur të largohej, shkruan IndeksOnline

“Pas titullit, është dashur të largohem për një skuadër më të mirë. Nuk do të ishte një storie e njëjtë. Unë humba dy vite. Te City erdha në moshë 27 vjeçare, kam mundur të vijë këtu në moshë 24/25 vjeçar”, ka thënë Mahrez

Mahrez u transferua në ‘Etihad’ gjatë vitit 2018, por ai ka mundur shumë lehtë të përfundoi në Arsenal menjëherë pasi Leicester fitoi titullin në Premierligë. Një gjë të tillë e kishte bllokuar skuadra nga ‘King Power’./IndeksOnline/