75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

Mahrez: Kemi mundur të shënojmë më shumë

Manchester City ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, Riyad Mahrez ka thënë se do të mund të shënonin më shumë.

Ishte ndeshje shumë e mirë. Sërish nuk kemi startuar mirë, nuk kemi pasur pjesë të parë të mirë por shënuam gol dhe ishim më komod. Kemi luajtur mirë në pjesën e dytë dhe kemi mundur të shënojmë gola të tjerë. Ata humbën nervat dhe filluan të na godasin. Pas kartonit të verdhë ishim më mirë”, ka thënë Mahrez për BT Sport.

Nuk ishte plani i lojës për të bërë kundërsulme. Por ata është dashur të vijnë ë te ne dhe ndoshta në disa raste ishim më në thellësi. Jemi të mirë në kundërsulme. Përmes tyre erdhën të dy golat dhe ne jemi të lumtur”, ka shtuar Mahrez, që kishte realizuar edhe në ndeshjen e parë.

Nuk kemi pranuar shumë gola dhe mendoj se për këtë jemi në finale. Kemi edhe një ndeshje të shtunën që duhet ta fitojmë për të fituar titullin. Më pas do të fokusohemi në finalen e Championsit”. /IndeksOnline/