75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

Mahrez pranon ofertën e Al-Ahlit, niset drejt Dubait për testet mjekësore

Riyad Mahrez do të jetë yll i radhës që do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Algjeriani është duke udhëtuar për në Dubai për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Al-Ahli. Kështu ka raportuar Pete O’Rourke nga “FootballInsider”.

Mahrez ka rënë dakord tashmë edhe me kushtet personale të ofruara nga klubi suadit.

Al-Ahli i ka ofruar anësorit një kontratë me vlerë 43 milionë funte në sezon, plus bonuse.

32-vjeçari është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

Al-Ahli tani duhet të punojë për të gjetur një marrëveshje edhe me Manchester City, për çmimin e transferimit të ish-lojtarit të Leicester Cityt.

Mahrez me kampionët e Anglisë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Ai iu bashkua “Qytetarëve” në vitin 2018, duke qenë kështu pjesë e suksesve të këtij klubi.