75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / Gj. Sh

Maignan e Hernandez kërkojnë rritje page te Milani

Kur jemi në fund të sezonit futbollisti, skuadra e Milanit e cila pothuajse ka mbetur pa trofe, rrezikon edhe mbajtjen e futbollistëve kryesor.

Dy yjet e kuqezinjëve, portieri Mike Maignan dhe mbrojtësi Theo Hernandez, duket se janë të pakenaqur me pagën aktuale, shkruan IndeksOnline.

Dyshja fantastike kanë kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por që kërkojnë rritje të pagës sezonale.

Drejtuesit janë në bisedime për vazhdimin e kontratë, me Mike dhe Theo që duan të qëndrojnë në Milanello.

Sipas mediave italiane, për dy fubollistët francez ka shfaqur interesim skuadra e Bayern Munich dhe së shpejti mund të dërgojnë edhe një ofertë zyrtare./IndeksOnline/