75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

Maignan hero, Milani i “madh” fiton derbin ndaj Romës

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Romës, në derbin e javës së 10-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi serb, Pavlovic, shkruan Indeksonline

Pavlovic shënoi pas një super asisti nga Rafa Leao në pjesën e parë.

Në të dytën pjesë, skuadra mysafire e humbi një penallti. Nga 11-metërshi gaboi sulmuesi argjntinas, Paulo Dybala.

Me këtë fitore, Milan shkon në pozitën e tretë me 21 pikë, aq sa ka vendi i dytë, Interi (21) dhe Roma (21), kurse mbetet vetëm një pikë larg liderit, Napoli (22)./Indeksonline/