Maignan lirohet nga spitali pas tronditjes së djeshme

Portieri i Milanit, Mike Maignan kishte pësuar një tronditje në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Udineses.
Francezi, u përplas me bashkëlojtarin e tij Alex Jimenez ku më pas kishte humbur ndjenjat dhe u largua nga fusha, ku u dërgua në spital.
Mirëpo lajme të mira vijnë nga Udine, ku bëhet e ditur se Maignan është liruar nga spitali Santa “Maria della Misericordia”.
Vendimi për të monitoruar dëmtimin e kokës ishte thjesht paraprak dhe të gjitha rezultatet mjekësore u kthyen negative, kjo është arsyeja pse ai u lirua nga spitali këtë mëngjes.
Tashmë portierin e presin disa ditë pushimi të nevojshëm pasi të martën do të kryejë teste të reja, pas së cilës shpresojmë t’i rikthehet pak nga pak stërvitjeve. Milani nuk do ta luajë ndeshjen e radhës deri më 20 prill, kështu që sigurisht nuk ka nxitim për ta rikthyer atë në fushë./IndeksOnline/