75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Maignan me një rekord interesant

Maik Maignan është një prej portiereve më të mirë në vitet e fundit.

Gardiani francez është një shtyllë e fortë për Milanin, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te kuqezinjët, shkruan IndeksOnline.

Maignan përveq pritjeve, mbrëm asistoi për Christian Pulisicin në fitoren 3-1 ndaj Frosinones.

Por ky nuk është asisti i vetëm për portierin francez.

Ai ka dhuruar nga një asist për bashkëlojtarët e tij edhe në dy sezonet e kaluar te Milani.

Maignan është portieri i vetëm në pesë ligat më të mira të Evropës që ka dhënë një asistim në secilën nga tre sezonet e fundit./IndeksOnline/