75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / L A

Mainoo rikthehet nga lëndimi, mund të startojë ndaj Lyonit

Një lajm i mirë për Manchester Unitedin para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Lyon.

Mesfushori i ri, Kobbie Mainoo rikthehet nga lëndimi i tij dhe ka filluar gjithashtu edhe stërvitjet me “Djajtë e Kuq”.

Mainoo, ishte i lënduar që nga ndeshja e FA Cup ndaj Leicesterit në shkurt.

Manchester United, do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Lyonit nesër në orën 21:00./IndeksOnline/