75 Mall Live Search
19:45 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / G T

Mainzi shpeshherë është treguar “arrë e fortë” për Bayernin, e ndal sërish në Bundesliga

Bayern Munich ka barazuar në shtëpi përballë Mainz, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi me shifrat 2-2.

Golët për ekipin e Bayernit u shënuan nga 17-vjeçari Lennart Karl, në minutën e 29-të dhe Harry Kane që gjeti rrugën e rrjetës në të 87-tën. Në krahun tjetër, golat për Mainz u shënuan nga Potulski dhe Lee Sae-Sung.

Megjithatë, bavarezët mbeten në vendin e parë me 38 pikë, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leipzig. Në krahun tjetër me vetëm 7 pikë, Mainz mbetet i fundit në renditjen e Bundesligës.