08:17 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Maj, ultimatum Putinit deri në mesnatë, për të shpjeguar sulmin me helm

Moska po përballet me një afat që skadon sonte në mesnatë, për të shpjeguar pse një agjent nervor i prodhuar nga Rusia ishte përdorur për ta helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se është “shumë e mundur” që Rusia ka qenë përgjegjëse për sulmin në Wiltshire, të shtunën e kaluar, raporton The Sun, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shtuar se agjenti nervor i përdorur në këtë rast ishte Novichok- një agjent nervoz i gradës ushtarake që prodhohet në Rusi. May ka paralajmëruar se nëse deri në fund të ditës së marte, Moska nuk ka një “përgjigje të besueshme”, atëherë Britania do të arrijë në përfundim se aty ka pasur përdorim të jashtëligjshëm të forcës nga ana e Moskës.

Ndërsa, sekretari amerikan i shtetit Rex  Tillerson tha se është e qartë se ky akt i tmerrshëm ka ardhur nga Rusia, dhe duhet të ketë pasoja serioze për këtë. Moska i ka quajtur këto akuza të pabazuara.

Ish-agjenti rus Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij 33 vjeçare, Yulia, janë gjetur në gjendje të rëndë në një stol në qendër të Salisburit. Ata janë ende në një gjendje kritike për jetë. /Indeksonline/