16:36 / E Martë, 16 Prill 2024 / k.v

“Majft me konferenca, shpallni gjendjen emergjente tani”

Anëtarët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, protestuan pas vrasjes së grave në Ferizaj dhe Pejë.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk u deklarua në pankartën që mbanin në duar shkruante: ”Majft me konferenca, shpallni gjendjen emergjente tani”.

E letra me këtë mbishrkim u vendosen edhe në foltoren e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu derisa ajo po deklarohej pikërisht për këto raste.

Kujtojmë sot në Pejë, Edmond Lajçi dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Lajçi është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani nesër ka shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë.

Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.