75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Majk dedikim emocional për ditëlindjen e tretë të djalit

Për reperin e njohur nga Prishtina, Majk, sot është një ditë speciale, kjo për faktin se djali i tij i vetëm, Roan feston ditëlindje.

Roani sot ka mbushur plotë 3 vjet, dhe natyrisht nuk ka munguar edhe një dedikim nga babai i tij.

Majk përmes disa fotografive që ka publikuar në Instagram ka bërë urimin emocional për të birin.

“Urime ditëlindjen e 3-te zemra e babit ! Ti deshiroj te gjitha te mirat e ksaj bote. Te don Babi”, ka shkruar Majk sipër fotografive.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Majk është “Dynja”  e cila u publikua pa videoklip./Indeksonline/