18:28 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Majk dhe Dafina ngrisin temperaturat, publikojnë bashkëpunimin

Majk dhe Dafina Zeqiri ka kohë që i kanë lënë në pritje fansat për bashkëpunimin e tyre.

Pritja mori fund sot, me publikimin e projektit më të ri të dyshës, të quajtur “Më Fal”.

Për tekstin e këngës është përkujdesur vet Majk, në bashkëpunim me Elinel, ndërsa realizimi vizuel i saj është mundësuar nga “sekuencë”.

Kjo është kënga e parë që artistët e kanë sjellur së bashku për fansat e tyre./Indeksonline/