75 Mall Live Search
19:26 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Majk dhe Onat sjellin ‘Thirri Dajt’

Dikur ishin grup dhe quheshin ‘TDS’ por tash punojnë të ndarë. Përkundër kësaj dyshja Majk dhe Onat vazhdojnë të sjellin këngë së bashku.

Pak momente më parë dyshja e reperave sollën këngën ‘Thirri Dajt’ , transmeton Indeksonline.

Ky projekt është më ndryshe nga se ajo çfarë jemi mësuar nga Majk. Reperi shfaqet më i revoltuar.

Nuk ka shumë kohë që Majk kishte lansuar projektin ‘Qikita’ që u pëlqye shumë nga publiku.

Kurse Onat ishte pjesë e këngës magjike me këngën ‘Ma Jo’ në bashkëpunim me Rovena Dilo./Indeksonline/