75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 16 Qershor 2023 / B O

Majk lanson projektin e ri me këngëtarin turk

Majk, duket se e ka marr shumë seriozisht sezonën e verës.

Brenda një kohë të shkurtër, artisti ka publikuar katër këngë, që janë të gjitha bashkëpunime.

Majk ka publikuar këngën “Dua”, në bashkëpunim me këngëtarin turk, Kadr.

Para pesë ditësh ai solli duetin me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, “ Ti fala”.

Diku rreth një javë më parë ka sjellur edhe duetin bashkë me Lumi B, Dj Pm dhe Dj Dagz dhe me Zazan, të titulluar “Sevdali”.

Kurse me Ledri Vulen dhe Capital T, kanë sjellur “Yjet dalin natën”.