Majko: Procesi gjyqësor në Hagë po e deformon atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se procesi gjyqësor në Hagë po e deformon atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës.
Majko në Facebook ka shkruar se ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë!

