18:22 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Majlinda Bregu dikur prezantuese e lajmeve

Majlinda Bregu ditën e sotme (24 janar) në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një foto 26 vite më parë teksa jepte lajmet.

E veshur me një xhaketë të bardhë, flokë të kapur, vathë dhe pak buzëkuq, Majlinda nostalgjike i kthehu të gjithë pas në kohë.

“Xhaketa me vata, siç është moda sot. Unë 26 vjet më e re. TVSH ose RTSH ishte i vetmi TV sigurisht në analog. Ai telefoni në tavolinë lidhej me regjinë kur zakonisht na lajmëronin për ndonjë lajm 2 faqe me fax për ta lexuar”– shkruan Bregu krah fotos.